TIRANË- Këto ishin protestat (shiko videon) kur punonjësit e transportit publik kërkuar të marrin një pagë të dytë prej 40 mijë lekësh teksa ishin pa punë prej 4 muajsh.
Ndërkohë qeveria ka vendosur t'u japë 26 mijë lekë si pagë të dytë. Në vendimin e qeverisë të publikuar në Fletoren Zyrtare thuhet se të gjithë të punësuarit dhe ish-të punësuarit të transportit publik do të marrin pagën prej 26 mijë lekësh. Pagën e dytë është parashikuar ta marrin 5 mijë e 191 punonjës të transportit të udhëtarëve dhe efekti financiar në buxhet është parashikuar 134.9 milionë lekë.
Por si do të bëhet aplikimi për të përfituar pagën që do të jepet një herë?
Në vendim sqarohet se për të gjithë ata punonjës të transportit që e kanë përfituar bonusin prej 40 mijë lekësh, paga e dytë do të kalojë automatikisht në llogarinë e tyre. Ndërsa ata që nuk e kanë përfituar pagën e parë, aplikimin duhet ta bëjë pronari, dhe në rast të mos aplikimit nga ana e tij, punonjësi ose ish punonjësi do të aplikojë personalisht dhe pas do ti kalojë pagesa në llogari.
Ata që do të aplikojnë si tatimpagues ashtu edhe punonjësi duhet të dorëzojnë pranë tatimeve nëpërmjet portalit e-Filing, kërkesën me të dhënat e përfituesve, ku përfshihen: të dhënat identifikuese të biznesit të pajisur me NIPT, të dhënat identifikuese të përfituesve, përfshirë: emrin, mbiemrin, numrin e telefonit, adresën e email-it, numrin personal të identifikimit, bankën ku përfituesi ka llogarinë dhe IBAN-in e llogarisë bankare.
( Kliko këtu për të lexuar vendimin dhe procedurat e dokumentacionit për pagën e luftës)