Kronikë

Transporti Publik sërish në protestë: Plotësoni 4 pikat tona! Nëse zbatojmë protokollet në autobusë hipin vetëm 45 vetë

10 Qershor 2020, 10:30| Përditesimi: 10 Qershor 2020, 10:49

  • Share

Transporti Publik do të hapet për qytetarët më 15 qershor, pas disa muajsh bllokimi për shkak të pandemisë. Megjithatë, shoqatat e transportit vijon edhe sot protestën para Ministrisë së Transporteve, ku kërkojnë plotësimin e 4 kërkesave të tyre.

Ata kërkojnë që të hiqet akciza për naftës dhe taksave për karburantin si sektori i peshkimit, të ulet TVSH-ja nga 2% në 0% për këtë vit dhe më pas në vitin e ardhshëm të jetë 6%. Po ashtu ata kërkojnë rimbursimin e kapacitetit të munguar si pasojë e masave kufizuese por edhe rimbursimin në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport falas.

Anëtarët e shoqatës së transporti shprehen se është e pamundur që të zbatohet protokollet e sigurisë në autobusë duke treguar dhe me vepra se si do të ulen pasagjerët në autobusë dhe pse nuk mund të ruhet distanca dhe të gjitha protokollet e sigurisë. Ata thanë të revoltuar se nëse zbatohet rregullat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë, në autobusë nuk do të mund të hipin më shumë se 45 veta.

Mjetet e transportit urban dhe ndër-urban do të punojnë me 70% të kapacitetit, qytetarët duhet të jenë të pajisur me maska dhe doreza si duhet të ruhet distanca.

Më herët kryeministri Rama tha se shteti do të marrë përsipër të njohë 100% të konsumi e naftës dhe të zerojë taksat dhe tarifa vendore deri në 31 dhjetor 2020.

Po ashtu Rama njoftoi edhe një reformë të plotë ligjore dhe fiskale për sektorin dhe në 1 janar 2021 do të nisë zbatimi i saj me biletën elektronike si hap i parë, si dhe tha se ndalohet kategorikisht rritja e çmimit të biletës për qytetarët.

4 pikat që kërkon shoqata e transportit

1- Të hiqet akciza për naftës dhe taksave për karburantin si sektori i peshkimit.

2- Të ulet TVSH-ja nga 2% në 0% për këtë vit dhe më pas në vitin e ardhshëm të jetë 6%.

3-Rimbursimin e kapacitetit të munguar si pasojë e masave kufizuese.

4- Rimbursimin në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport falas.

I.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • liku: 10/06/2020 13:38

    Nuk ju leverdis se duan te vjedhin

    Përgjigju
  • vera: 10/06/2020 12:21

    45 vete duhet te jene ,,,pse sa doni ju te fusni 450 veta...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?