Transporti publik, Veliaj: Kërkohet bashkëpunim nga qytetarët për respektimin e masave COVID! Biletat elektronike realizohen brenda këtij mandati

25 Dhjetor 2020, 11:23| Përditesimi: 25 Dhjetor 2020, 11:39

  • Share

Kryebashkiaku Erion Veliaj foli për transportin publik dhe problematikën për respektimin e masave anti-COVID. Ai tha se policia bashkiake po punon për sensibilizimin e qytetarëve por u shpreh se është e vështirë që të monitorohet secili qytetar ndaj u kërkoi dhe bashkëpunimin e tyre.

Ndërsa për biletat elektronike, Veliaj tha se është një premtim që do të realizohet brenda këtij mandati.

"Tirana rritet me 25-27 mijë banorë. Çdo vit ka qenë me 7-8 mijë apartamente të reja. Prandaj vijon dhe ndërtimi i banesave. Të gjithë janë të vetëdijshëm që ka shumë persona që kanë ardhur nga qytete të tjera. Përsa kohë këto 100 vjet e nisëm me 100 mijë banorë dhe e vijojmë me 1 mln banorë, ndërtimi do vijojë. Prandaj dhe ne do të vijojmë me kreditë e buta për çiftet e reja. Ne kemi një organizim të rregullt të policisë bashkiake për të vëzhguar respektimin e masave. Por ne nuk kemi një polic për çdo qytetar. Kërkohet mirëkuptim dhe ndërgjegjësim nga qytetarët. Nuk mund të monitorojë gjithmonë policia. Gjobat kanë një lloj peshe. Projekti më i vështirë është ndryshimi brenda këtyre 10 cm (mendësia). Ndërsa për biletat elektronike, ka qenë një premtim për këtë mandat dhe do bëhet brenda këtij mandati. Kemi pasur këtë vit kufizimin nga pandemia. Ka qenë e vështirë për të hapur një garë. Ne do të vijojmë sërish me këtë projekt" - tha Veliaj.


Lajmi kryesor:

Erion Veliaj në Report Tv: Edhe 150 shtëpi përfundojnë brenda 31 dhjetorit! COVID vonoi punën për kreditë e buta, 50% e stafit e kaloi! Zgjedhjet 2021? Fitojmë 5-0 në Qark


E.M.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?