Droga e kapur në Sajadhe të Igumenicës

Kronikë

Transportonin drogë drejt Greqisë, arrestohet 44- vjeçari dhe bashkëpuntorët

23 Maj 2019, 18:59| Përditesimi: 23 Maj 2019, 19:07

  • Share

GREQI- Një 44- vjeçar ra në prangat e Policisë pasi Sajadhe të Igumenicës në shtetin fqinj u kap me 35 kg 950 gram kanabis. Sasia e drogës po transportohej me automjetin e këtij personi, për të cilin Policia greke nuk bën të ditur identitetin dhe as kombësinë, por droga vinte nga Shqipëria për t'u shitur në Greqi. 

Po në këtë operacion, Policia greke arriti të arrestojë dhe dy persona të tjerë, të cilët i shërbenin 44- vjeçarit si kontrollues të rrugës. Në pranga kanë rënë një 50- vjeçar mashkull dhe një 40- vjeçare femër të cilëve i janë sekuestruar 3 celularë me të cilët dyshohet se komunikonin bashkë. 

 

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?