Transportonin disa sirianë, arrestohen 2 persona në aksin Gjirokastër-Kakavijë! Emigrantët kishin qëllim kalimin drejt Malit të Zi (VIDEO)

4 Dhjetor 2020, 09:29| Përditesimi: 4 Dhjetor 2020, 11:16

  • Share

GJIROKASTËR - 2 persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm në Gjirokastër teksa u kapën duke transportuar disa emigrantë të paligjshëm.

Në pranga u vendosën Sokrat Dedaj nga Mirëdita dhe Stiljan Bakiu nga Kuçova të cilët u kapën në afërsi të fshatit Haskovë, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë.

Ata po transportonin disa emigrantë sirianë të cilët kishin hyrë në Shqipëri përmes kufirit të gjelbër.

Destinacioni i tyre përfundimtar ishte kalimi drejt Malit të Zi.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?