Kronikë

Transportonin emigrantët nga Devolli në Tiranë për 300 Euro, kapet organizatori nga Durrësi me 3 shokët

27 Korrik 2020, 15:22| Përditesimi: 27 Korrik 2020, 15:28

  • Share

Policia ka vënë në pranga katër persona, pasi kundrejt një fitimi të caktuar u kanë ndihmë shtetasve të huaj për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin.

Si rezultat i operacionit policor "Perimetri", u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i të rinjve me iniciale  M.Ç., 19 vjeç; Ç. B., 25 vjeç;  M. L., 22 vjeç dhe F. Q., 27 vjeç, banues në Durrës.

Në bashkëpunim me njëri tjetrin këta të rinj po transportonin 7 emigrantë të paligjshëm.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 27 vjeçari F. Q., ka qenë organizatori i këtij aktiviteti kriminal, i cili në bashkëpunim me tre të rinjtë e tjerë u kishin premtuar emigrantëve të paligjshëm kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Kalimi i tyre bëhej vetëm kundrejt një pagese prej 300 eurosh.

Pas informacioneve të ardhura, policia konstatoi mjetin tip “BMW”, me drejtues M. L., brenda të cilit ndodheshin edhe Ç. B., dhe F. Q., si dhe mjetin tip “Audi” me drejtues M.Ç., brenda të cilit ndodheshin 7 emigrantë të paligjshëm, të cilit i kanë bërë me shenjë të ndalonte por ky i fundit nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë dhe është larguar me shpejtësi.

Gjatë arratisjes në fshatin Blacë të Pogradecit automjeti është përplasur me një mjet tip furgon duke shkaktuar dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

I.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Besoni se qeveria Rama 4 do të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?