Foto ilustruese

Kronikë

Transportonin pllaka guri dekorativ të nxjerra nga Mali i Tomorrit, bien në pranga dy persona

21 Maj 2019, 10:26| Përditesimi: 21 Maj 2019, 15:11

  • Share

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Skraparit pasi janë kapur duke transportuar gurë dekorativ që ishin nxjerrë në mënyrë të paligjshme në malin e Tomorrit. Dy të arrestuarit janë S.Q 60-vjeç dhe A.M 36-vjeç.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që policia e shtetit ndalon firma apo individë që edhe pse në kundërshtim me ligjin, vijojnë punën në nxjerrjen e gurëve dekorativnë këtë zonë.

Mbi dy të arrestuarit rëndon akuza për veprën penale "Shkatërrimi i pronës" në territorin e Parkut Kombëtar të Tomorrit .

Njoftimi i policise

Në vijim të punës për parandalimin e aktivitetit të paligjshëm të prodhimit të gurit pllakator, dekorativ në territorin e Parkut Kombëtar të Tomorrit, Seksioni për Krimet në Komisariatin e Policisë Skrapar referoi materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat për shtetasit:

S.Q, 60 vjeç, banues në  Tiranë.

A.M, 36 vjeç, banues në Poliçan.

Këta shtetas u kapën nga shërbimet e policisë duke transportuar pllaka guri dekorativ, të nxjerra në mënyrë të paligjëshme në malin e Tomorrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale ‘’Shkatërrimi pronës’’, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal.

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?