Transportonte 5 kallëpë lëndë eksplozive C4 dhe 5 kapsolla detonatore, arrestohet 44-vjeçari në Shijak

13 Shtator 2022, 13:22| Përditesimi: 13 Shtator 2022, 14:34

  • Share

Një 44-vjeçar, i identifikuar si Flamur Dani është arrestuar nga policia e Shijakut pasi u kap duke transportuar 5 kallëpë lëndë eksplozive  C4 dhe 5 kapsolla detonatorë. Ai akuzohet  për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit“.

Në kuadër të operacionit policor të koduar 'Stacioni', 44-vjeçari, banues në Manzë u kap në flagrancë në Maminas, kur sapo kishte zbritur nga një automjet i transportit publik. Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e shpinës së të arrestuarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 kallëpë lënde plasëse C4 dhe 5 kapsolla detonatore.

Vijon puna, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për identifikimin dhe kapjen e personit që do të blinte lëndët plasëse, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të Danit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Komento

Komente

  • Beni: 13/09/2022 13:26

    Denojeni per terrorizem kete rrace bastarde se po terrorizojne njerez sikur jemi ne Afganistan

    Përgjigju
    • ZjarrPervelues: 13/09/2022 14:18

      Ka te drejte Beni. Ky nuk eshte ligj, ky nuk eshte shtet. Duhet se sben te hetohet per trafikim te lendeve plasese, qe sjellin vrasje dhe terror per grupet e strukturuara kriminale. Nese nuk vertetohet trafikimi te behen ligje te reja dhe te denohet mbajtja dhe transportimi i lendes plasese me dy nene te ndryshme.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?