Kronikë

Transportonte 6 emigrantë të paligjshëm, kapet 55-vjeçari në Elbasan (VIDEO)

13 Nëntor 2022, 10:57| Përditesimi: 13 Nëntor 2022, 11:08

  • Share

ELBASAN- Kujtim Spahiu ka rënë në prangat e policisë pasi u kap duke u transportuar 6 emigrantë të paligjshmë me qëllim fitimin.

55-vjeçari u kap në flagrancë, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, duke transportuar me automjetin e tij, 6 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

U sekuestruan në cilesinë e provës materiale, automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe aparati celular i të arrestuarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

G.MO/KT/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?