Një 22-vjeçar që transportonte kokainë me makinë në autostradën Tiranë-Durrës, është arrestuar nga policia e kryeqytetit gjatë një aksioni të koduar “Trekëndëshi”.
I arrestuari është Behar Sorra, 22 vjeç. Uniformat blu kishin informacion për makinën që transportonte kokainë dhe ndërhynë për ta arrestuar në zonën e Vorës.
Gjatë kontrollit në makinën tip Benz, në sediljen e pasme, brenda një kutie, policia gjeti dhe sekuestroi 564 gram kokainë.
Kjo lëndë narkotike, sipas hetimeve, rezulton se do të shpërndahej dhe shitej në 3 zona të Tiranës; Yzberisht, Kashar dhe Ali Demi.
22-vjeçari, i arrestuar në flagrancë, akuzohet për prodhim dhe shitje të narkotikëve. Ndërkohë që blutë vijojne hetimet për të identifikuar persona të tjerë të cilët mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Njoftimi i Policisë së Tiranës:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Trekëndëshi”.
U kap në flagrancë, në autostradën "Tiranë-Durrës", duke transportuar pako me Kokainë, për ta shitur në doza në zonat Yzberisht, Kashar dhe “Ali Demi”, arrestohet 22-vjeçari.
Sekuestrohen pakoja me 564 gramë lëndë narkotike Kokainë dhe automjeti tip “Benz” që drejtonte 22-vjeçari.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar në rrugë informative, për një shtetas që transportonte Kokainë, me automjet, në autostradën "Tiranë-Durrës", specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin “Trekëndëshi”.
Shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin e dyshuar tip “Benz”, në afërsi të Vorës, që drejtohej nga shtetasi B. S., 22 vjeç, banues në Tiranë. Nga kontrolli në këtë automjet, u gjet një pako me 564 gramë lëndë narkotike Kokainë, e cila dyshohet se do të ndahej në doza e do të shitej në zonat Yzberisht, Kashar dhe “Ali Demi”.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u krye arrestimi në flagrancë i 22-vjeçarit, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Vijojnë hetime për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Behar Sorra
Foto: Behar Sorra
Report Tv ka siguruar foton e 22-vjeçarit i cili u kap teksa transportonte kokainë me makinë në autostradën Tiranë-Durrës.
Behar Sorra akuzohet për prodhim dhe shitje të narkotikëve.
Komente
