Një 39-vjeçar është proceduar penalisht, pasi është kapur duke transportuar me mjetin e tij tip furgon lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.
Mjeti është ndaluar në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të Kurbinit, pasi gjatë kontrollit lënda drusore nuk kishte dokumentacionin shoqërues duke bërë që specialistët për krimet mjedisore të procedojnë penalisht shtetasin Xh. P., 39 vjeç, banues në Lezhë.
Materialet në ngarkim të tij janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.
Komento