Kronikë
Top 24

Me maska dhe armë, grabiten 7.5 mln lekë të reja nga makina transportonte paratë e patentave në Shkozet (VIDEO)

14 Dhjetor 2018, 17:25| Përditesimi: 14 Dhjetor 2018, 18:45

  • Share

DURRËS- Tre persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur rreth 7.5 milionë lekë të reja nga një makinë e cila po transportonte paratë e Drejtorisë së Patentave.

Grabitja ka ndodhur rreth orës 16:50 në zonën e Shkozetit, 100 m para mbikalimit të Unazës së plazhit. Autorët kanë shfrytëzuar kohën e keqe me shi në një moment kur nuk ka pasur qarkullim rrugor të dendur dhe i kanë ngritur pritë makinës për t'i grabitur paratë.

Makina e blinduar e një firme private sigurimi po trasportonte paratë e Ndërmarrjes së Drejtorisë Rajonale të Transportit Durrës në një bankë të nivelit të dytë.

Ndërkohë policia ka rënë në gjurmë të grabitësve dhe po punon për kapjen e tyre.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Durrës

Informacion paraprak

Sot rreth orës 16 :50, në lagjen nr.14 Shkozet, dyshohet se 3 persona me një mjet, nën kërcënimin e armës dhe të maskuar i kanë dalë përpara një mjeti (shoqëri private sigurimi) që po trasportonte lekët e Ndërmarrjes së Drejtorisë Rajonale të Transportit Durrës në një bankë të nivelit të dytë dhe i kanë marrë një shumë parash.

Efektivet e Policisë po punojnë për kapjen e autorëve të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nuk jepen të dhëna të tjera për arsye hetimi.

Ora 18:22
Foto nga vendi ku u grabitën 7.5 mln lekë të reja nga makina transportonte paratë e patentave
Komento

Komente

  • Nasi: 14/12/2018 17:59

    Policia e dr nw lartwsin e duhur

    Përgjigju
    • sebastian: 14/12/2018 18:20

      mos u merzisni brenda javes autoret do kapen e do dalin para drejtesis policia durresit eshte shume e specializuar ka element mjafte te mire

  • Sondazhi i ditës:

    Pse sipas jush vonohet kaq shumë procesi i numërimit: