Një 44-vjeçar është vënë nën hetim nga Policia Lezhë, pasi u kap duke transportuar 1563 pako me veshje të firmave të ndryshme, në vlerën e 2 000 000 lekë të reja, për të cilat nuk dispononte faturat tatimore përkatëse.
Policia njofton se 44-vjeçari u ndalua në fshatin Rrasfik, Mirditë, ku uniformat blu pas kontrollit në automjetin e tij tip "Benz", gjetën 1563 pako me veshje të firmave të ndryshme pa faturat tatimore përkatëse.
Vlera totale e mallrave të sekuestruar është rreth 2 000 000 lekë të reja.
Materialet procedurale iu referuan Prokurisë për veprime të mëtejshme.