TIRANË - Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka përfunduar një seancë më shumë se pesë orëshe lidhur me rastin e Sokol Idrizaj dhe familjarëve të tij, të akuzuar për "kontrabandë mallrash", "mosdeklarim të ardhurash", "pastrim parash" dhe "ushtrim pa licencë të aktiviteteve financiare", bën me dije gazetarja Keti Banushi.
Të akuzuarit janë dënuar lidhur me kontrabandën e mallrave dhe pastrimin e parave nga Franca në Shqipëri, përfshirë një shumë të madhe prej 2.1 mln eurosh.
Në maj të vitit të kaluar, Sokol Idrizaj, ish shofer në ministrinë e Brendshme, bashkëshortja e tij dhe dy vajzat e çiftit u vunë nën akuzë nga SPAK, pasi dyshohen si anëtarë të një grupi kriminal. Në kuadër të këtij procedimi u në total u arrestuan 12 persona. Këta shtetas dyshohet se kanë transportuar sende të vjedhura dhe me vlerë të çmuar nga shteti francez drejt Shqipërisë, ku janë shitur në mënyrë të fshehtë dhe kontrabandë përmes argjendarisë së shtetasit Vangjush Kashara që ka dyqanin qendror në Tiranë.
Verifikimet e SPAK treguan se këto grupe që funksiononin që para vitit 2019, kanë kaluar drejt Francës 724,386 euro për blerje të sendeve, shifër kjo që i përket vetëm transaksioneve bankare, ndërsa shumat në kesh të cilat janë transportuar nëpërmjet kufirit shtetëror në mënyrë të paligjshme, kapin vlerën e 2.1 milionë eurove dhe 35.000 franga.
Lajmi ne perditesim...
Turpppppp. Kaq s’jane denuar per vrasje. Gabim shume i madh per Spak dhe Gjykaten.
PërgjigjuBo, sa i paskan denuar.
Përgjigju