Foto ilustruese

Politikë

Transportuan materialet zgjedhore, Ushtria i kërkon 33 milionë lekë KQZ-së

29 Maj, 14:53| Përditesimi: 29 Maj, 15:01

  • Share

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura i është drejtuar me një kërkesë KQZ-së për rimbursimin e shpenzimeve për transportin e materialeve zgjedhore, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në shkresë, thuhet se për realizimin e detyrës janë vënë në dispozicion 217 kamionë transporti (kamionë të mbuluar).

“Për realizimin e detyrës nga Komanda Mbështetëse (sipas përllogaritjeve të bëra të krahasuara dhe me GPS e mjeteve) për periudhën 25 prill 2025 deri më 22 maj 2025 janë aktivizuar 217 kamionë transporti (kamion të mbuluar) të cilët në total kanë kryer 27,108 kilometra duke harxhuar në total prej 13,686 litra gasoil me vlerë 2,326,620 lekë, si dhe prej 347 litra vajra lubrifikant me vlerë 41,576 lekë, dhe janë angazhuar 162 personel që trajtohen me dietë jashtë rrethit me vlerë 991,000 lekë.

Vlera totale e shpenzimeve për transportimin e materialeve zgjedhore është 3,359,196 lekë, e cila sipas akt-marrëveshjes duhet të rimbursohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bazuar në akt-marrëveshjen ndërmjet dy palëve (Komanda Mbështetëse dhe KQZ).”, thuhet në dokumentin e depozituar në KQZ.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

Xh.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?