Bota

Trashëgimia Franceze, ‘ngjallja’ e pallatit të Versajës, del në ankand këpuca e mëndafshtë origjinale e Maria Anntoniette

15 Tetor 2021, 03:26| Përditesimi: 21 Tetor 2021, 01:44

  • Share

Një këpucë mëndafshi që i përkiste Marie Antoinette, mbretëreshës së fundit të Francës e cila u ekzekutua gjatë Revolucionit Francez, do të dalë në ankand të Dielën me një çmim fillestar prej 10,000€.

Shitja zhvillohet në Pallatin e Versajës, ku mbretëresha - e cila ka hyrë në histori si një simbol i teprimeve të monarkisë franceze - dhe mbreti Luigj XVI mbajtën gjyq para se të binin në gijotinë në 1793.

 Këpuca mban emrin e saj në thembër dhe punonjësja e shtëpisë së ankandit që po kryen shitjen, tha se mendohet se e kishte veshur atë rregullisht gjatë jetës së përditshme në pallat.

Gjatë Revolucionit Francez, këpucët përfunduan në posedim të Marie-Emilie Leschevin, një mike e ngushtë e shërbëtore e mbretëreshës, burri i së cilës u vra më vonë gijotinë.

Familja e saj e mbajti atë me breza para se të dilte në ankand 227 vjet pas vdekjes së saj.

 "Ky ankand po vjen në një kohë kur francezët po përballen me pasiguri të vërteta në lidhje me vlerat e tyre dhe shumë prej tyre janë kapur pas historisë së Francës," tha Osenat.

"Marie Antoinette është dikush që ngjall interesin e të gjithë botës."

Pallati i Luigjit të XIV është rihapur për të pritur 800 vizitorë çdo gjysmë ore më 19 Maj të këtij viti. Versaja është një ndër trashëgimitë më të njohura në botë dhe është gjithashtu një dëshmi e monarkisë absolute nga Luigji i XIV ose siç njihet nga historia, Mbreti Diell.

Luigji i XIV njihej për ‘narcizmin’ e tij dhe dobësisë që kishte me jetën luksoze. Me rihapjen e Pallatit të Versajës Franca ka siguruar turistë të apasionuar pas historisë dhe jo vetëm nga e gjithë Bota.

Çfarë e bën Maria Antoinette një personazh që ngjall interes global?

Maria Antoinette ka qenë mbretëresha e fundit franceze dhe një ndër shkaqet e revolucionit historik francez 1789.

Figura e saj historike si rrjedhojë nuk njihet dhe ndiqet me kërshëri për qeverisjen e denjë apo të duhur por për faktin se përpos revolucionit përballja e saj me popullin frëng i cili siç dimë nga historia ka qenë në zi buke, deri diku konsiderohet qesharak.

E ardhur nga Austria dhe me ‘pasionin’ e madh për të konsumuar ëmbëlsira fundi i saj, ironikisht do të ishte i hidhur, me një vdekje në gijotinë më 1793.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?