Foto ilustruese

Sociale
Top 24

Trashëgimtarët/ Ish- të përndjekurit politikë që kanë gati këstin e tretë

10 Nëntor 2018, 07:39| Përditesimi: 10 Nëntor 2018, 17:37

  • Share

Nis dëmshpërblimi për trashgimtarët e ish-të përndjekurve politikë nga regjimi komunist, të cilët presin të marrin këstin e tretë. Ministria e Financave ka publikuar listën e radhës me trashgimtarë, të cilët duhet të dorëzojnë dokumentacionin që kërkohet deri në datën 8 shkurt të vitit 2019.

Sipas ligjit, për të përfituar pagesën kërkohen dëshmi trashëgimie ligjore për të dënuarin politik, origjinale ose kopje e njësuar e noterizuar; autorizim me shkrim i lëshuar nga përfituesi për të përfituar dokumentet e nevojshme elektronike; numrat e llogarisë bankare në lekë; dokument identiteti (kopje e kartës së identitetit, pasaportëe) të çdo trashëgimtari, ose të personit që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit.

Kur një trashëgimtar i radhës së parë i ish të dënuarit politik nuk jeton, për të tërhequr dëmshpërblimin, trashëgimtarët e radhës së dytë, (fëmijët e tij) duhet të dërgojnë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, të gjithë dokumentet. Kur një trashëgimtar i radhës së dytë nuk jeton, e drejta e tyre për dëmshpërblim nuk vazhdon më tej. Në këtë rast, shpërndarja e vlerës të këstit të radhës kryhet sipas rrethit të familjarëve, për trashëgimtarët që jetojnë.


/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?