Futbollisti spanjoll Ferran Torres

Sport

Tratativa e pazbuluar e merkatos, Barcelona refuzoi ofertën e Arsenal për Ferran Torres

4 Shtator 2022, 15:13| Përditesimi: 4 Shtator 2022, 15:15

  • Share

Me përfundimin e merkatos po dalin në pah edhe transferime për të cilat nuk është folur më parë.

Sipas medias spanjolle ‘El Nacional’ Arsenali, skuadra me nisjen perfekte të kampionatit anglez 5 fitore në 5 ndeshje, ofroi 30 milionë euro për sulmuesin spanjoll Ferran Torres, por që u refuzua nga Barcelona.

Në janar Barcelona e mori Torres nga Manchester City për 55 milionë euro, pasi edhe futbollisti shumicën e rasteve qëndronte në stol. Tani ka qenë trajneri Xavi që ka vendosu veten pasi e pëlqen shumë futbollistin.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?