Ksamil

Sociale

‘Travel Awaits’: Shqipëria mes vendeve më të mira për një arratisje unike evropiane

11 Shkurt, 07:25| Përditesimi: 11 Shkurt, 07:28

  • Share

Ballkani përfshin disa vende në rajonin juglindor të Evropës. Nga këto vende, ju ndoshta keni vizituar shtetin më të njohur: Greqinë, shkruhet në në një artikull në revistën amerikane “Travel Awaits”.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Kroacinë, e cila u bashkua me Bashkimin Evropian në 2013 dhe që atëherë është bërë një nga destinacionet bregdetare më luksoze të Evropës.

Po për vendet e tjera të Ballkanit? E kam fjalën për Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, dhe Serbinë.

Ato janë padyshim nën radarin tim, dhe jo vetëm si destinacione verore. Këto vende, gjithashtu po vënë në dispozicion infrastrukturën turistike përgjatë vijës së tyre bregdetare.

Nëse e vizitoni për herë të parë Ballkanin, ky rajon njihet për bukurinë, ushqimin e shijshëm, kulturën mikpritëse (mikpritja është shumë e rëndësishme në kulturën ballkanike) dhe brigjet absolutisht të mrekullueshme.

Ndërsa pikat e nxehta të Mesdheut si Italia, Greqia dhe Kroacia po bëhen gjithnjë e më të mbipopulluara dhe të kushtueshme, plazhet e Ballkanit ofrojnë një arratisje ndryshe nga pushimet tuaja të zakonshme. Le të përqendrohemi në vendet me vijë bregdetare.

Tani për tani po e përjashtoj Kroacinë; ndoshta keni dëgjuar mjaftueshëm për vijën e saj bregdetare gjatë dekadës së fundit.

Tre vendet ballkanike që ju rekomandojmë për një arratisje unike evropiane janë: Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina.

Shqipëria

E njohur për çmimet e saj të përballueshme, historinë e lashtë dhe brigjet e thyera e të egra, është e vështirë të mos tërhiqesh nga Shqipëria.

Plazhet që duhet të vizitoni

Gjiri i Gramës: Ky gji i famshëm është i arritshëm vetëm me varkë, i cili ju strehon në një liman në zemër të Rivierës Shqiptare.

Vetëm sigurohuni që të planifikoni transportin për në dhe nga Gjiri i Gramës paraprakisht  pasi do t’ju duhet një jetë me varkë.

Saranda: Së bashku me një shtrirje të pacënuar bregdetare ky qytet përfshin gjithashtu aktivitete si turne në kala, rrugët me kalldrëm dhe turne në vende ku ka kafshë të egra.

Dhërmi: Zhytuni në mrekullitë e detit Jon ndërsa rrini në rërën e artë të plazhit të Dhërmiut.

Kujdes: Gjatë pikut të sezonit, kjo zonë bregdetare është më e populluar me turistë, por kjo mund të jetë një plus nëse ju pëlqen jeta e gjallë e natës./Travel Awaits

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?