Me Tingujt e muzikës shqiptare kuarteti i harqeve afron publikun në Amfiteatrin e Tiranës. Java nis me Travel Fest...
"Mirënjohës të pranishmëve që janë këtu sepse pëlqejnë filmat, historitë”, u shpreh drejtori i Travel Fest Albania, Pandeli Çeço.
Është mbrëmja e parë e edicionit të dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit dhe Fotografisë.
112 produksione në garë bëhen shkas i promovimit të kulturave, trashëgimisë, vendeve, kulinarisë, sensibilizimit për ruajtjen e mjedisit. Shqipëria është në fokus.
“Ky Festival tashmë ka bërë bashkë shumë njerëz nga një pjesë e madhe e Evropës dhe jo vetëm”, tha kryetari i jurisë së Travel Fest Albania, Vladimir Peroviç.
Në kinemanë e hapur pranë Parkut të Liqenit ndahen impresione dhe eksperienca.
Mbi 50 autorë pjesëmarrës, disa syresh kanë bashkëpunuar me agjenci si Al Jazeera e BBC.
“Jam e nderuar të jem pjesë e këtij Festivali bashkë me kineast të tjerë. Sepse është gjithmonë diçka me vlerë të shkëmbehen eksperienca”, thotë një prej prej kineasteve të pranishme.
Janë entuziastë jo veç për garën, që do të gjykohet nga 18 anëtarë të jurisë, por edhe për turet turistike në Shqipëri.
“Është një vend i vogël, që duhet njohur! Neve na dha përshtypjen e një thesari që duhet zbuluar!” tha regjisorja spanjolle Iryna Melnyk.
Produksioni danez “Familja Kyster në Shqipëri” hap garën. Filmi Është frymëzuar nga Travel Fest i parë dhe promovon kulturën, peizazhin, natyrën humane të njerëzve në Shqipëri...
Në 11 filmat që pasojnë shpërndarja gjeografike është nga Kosova në Mbretërinë e Bashkuar...
“Fluturimet lidhëse” sjell panoramën e Shqipërisë së pari përmes sporteve ekstremë. Ngjitja në male, ecja me biçikletë në shtigje pak të shkelura, Korabi i parë nga fluturimi me parashutë, janë veç disa nga pasazhet e Nicolas Brixle që promovojnë vendin tonë...
Gjetjet e regjisorëve ishin të larmishme. Vendet zgjodhën t’i promovojnë përmes vallëzimit me natyrën, njerëzve të thjeshtë, artit, arkitekturës. Mesazhi kundër patriarkalizmit erdhi nga Kili me “Trupat që luftojnë”.
Të tjerë filma presin publikun deri të premten, krahas Tiranës në Gjirokastër e Durrës. Shumica prej tyre të xhiruara në lëvizje, apo në fluturime, sepse udhëtimet siç nënvizon Alen Tkalcec nga Kroacia ndryshojnë botën e njeriut...