Serbi- Novi Sadi kaloi natë të trazuar ku protestues të shumtë kundër Presidentit serb Aleksandër Vuçiç u përleshën me policinë përpara selisë së partisë SNS.
Policia dhe protestuesit u përfshinë në përleshje të dhunshme.
Gjatë protestës përpara selisë së partisë së Vuçiçit në Novi Sad shkuan edhe mbështetës të Presidentit serb, për të shpërndarë kundërshtuesit e tij.
Në një moment, një mbështetës i Presidentit Vuçiç, qëlloi në ajër me pistoletë përpara selisë së SNS, në përpjekje për të trembur protestuesit dhe për t’i shpërndarë.
Nga protestat e dhunshme mbrëmjen e së mërkurës u plagosën 27 policë dhe 80 protestues. Policia ka paralajmëruar arrestime të shumta.
#Serbia | #BREAKING:
— Luka | Дунав Intel (@Lukai1861) August 13, 2025
Razglas News reported that in Novi Sad a pro-SNS individual allegedly used his handgun and shot in air to disperse the protesters in front of the local SNS building. Shortly after, the police formed a cordon on the scene.#SNS #NoviSad #blokada #pistolj https://t.co/oBliRPLRHj pic.twitter.com/VqtmJOQH0A
Komente
