Trazirat në Shkodër, Meta: Opozita të jetë e qetë, besoj që Rama do të reflektojë deri të shtunën

27 Qershor 2019, 21:05| Përditesimi: 27 Qershor 2019, 21:07

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka postuar në faqen e tij në Facebook një foto me kreun e PDIU-së nga takimi që pati sot për konsultimin për datën e re të zgjedhjeve që vendosi, 13 Tetorin. E ndërsa në Shkodër u sulmua një tjetër shkollë nga militantët e PD-së, brenda së cilës është vendosur një KZAZ, Meta i kërkon opozitës që të jetë e qetë dhe të mos provokohet. Presidenti thotë se ka besim se Rama do të reflektojë deri të shtunën.

"Në vijim të konsultave me partitë politike, për caktimin e 13 tetorit 2019 si datë të zgjedhjeve vendore dhe zgjidhjen e krizës aktuale, prita sot në takim kryetarin e PDIU, z. Shpëtim Idrizi. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë i jep ekskluzivisht të drejtën për të caktuar datën e zgjedhjeve, vetëm Presidentit të Republikës. Ndaj e ftoj opozitën të jetë më e qetë dhe të mos provokohet nga askush që kërkon trazira në Shqipëri dhe në Ballkan. Si studentë të Dhjetorit ’90, së bashku me z.Idrizi shprehëm besimin se Kryeministri Rama do të reflektojë deri të shtunën" deklaron Meta.

Por, Rama shprehet i vendosur për zhvillimin e zgjedhjeve ditën e diel, ndërsa shumica ka mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së, të cilat njohin 30 Qershorin si datë zgjedhjesh, pavarësisht dekreteve të Metës.

Komento

Komente

  • Rilindas: 28/06/2019 01:39

    NESER NE MENGJES ED RAMA DO DEKLAROJE 13 TETORIN SI DITE ZGJEDHJE LUFTA SAPO KA FILLUAR LLESHAJ ESHTE ZOTUAR PERPARA RAMES QE DO ARRESTOJE 1 miljon DHE DO HELMOJE GJYSEM MILJON SHQIPETARE PER TI DALE KETIJ RREZIKU RAMA DO BEJE DAKORTESI ME METEN DHE DO PERQAFOHET ME BERISHEN POLITIKA ALLA RILINDASE I KA KETO SUPRIZA

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 27/06/2019 23:45

    Nderkombetaret jo pa qellim po e shmangin Meten.

    Përgjigju
  • andi: 27/06/2019 21:46

    TE ARRESTOHET ME URGJENCE PRESIDENTI ILIR META. E COI VENDIN NE ZJARRVENIE, DO E COJE NE VELLAVRASJE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?