Zëvendës kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar për situatën në veri të Kosovës, duke argumentuar se kryetarët e komunave të Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, e kanë detyrim ligjor për të nisur punën e tyre menjëherë.
Ai shtoi se të përzgjedhurit e qytetarëve mund të rrëzohen vetëm me votë dhe nuk mund të pengohen të nisin punën.
“Si kryetarё tё komunave, ata mund tё ushtrojnё pёrgjegjёsitё e tyre vetёm nga ndёrtesat e komunёs. Tё ardhur me votё, mund edhe tё rrёzohen me votё. Tё pёrzgjedhurit e qytetarёve, si rregull, rrallёherё gёzojnё mbёshtetjen e secilit qytetar. Por kjo nuk nёnkupton qё qytetarёt e pakёnaqur mund tё bllokojnё shkuarjen e tё pёrzgjedhurve nё vendet e tyre tё punës”, ka shkruar Bislimi.
Lajmi kryesor:
5 policë të plagosur në Veri të Kosovës, kryetarët e zgjedhur të komunave me forca speciale në zyrë! Të shtëna me armë, protesta dhe barrikada! Serbia ngre gatishmërinë luftarake
B.V/ReportTv.al