Bota

Tre alpinistë humbasin jetën brenda disa orësh në Gran Sasso, në Itali, orteku ‘përpin’ 6 të rinj në Zvicër, shpëtohen… (VIDEO)

27 Dhjetor 2019, 14:27| Përditesimi: 27 Dhjetor 2019, 14:33

  • Share

Tre alpinistë humbasin jetën brenda disa orësh në Gran Sasso, në Itali.

Sipas gazetës lokale ‘Il Centro’, dy viktimat, mes shtatë të tjerëve në muajt e fundit, ishin nën 30 vjeç dhe u gjetën të vdekur pranë Teramos.

Së bashku me dy alpinistë të tjerë ata u nisën drejt ‘ferrit’ ditën e enjte në mëngjes. Teksa prej disa orësh dy viktimat kishin humbur kontaktet, alpinistët e tjerë ngritën alarmin.

Trupi i një viktime të tretë, 49 vjeç i cili ishte zhdukur të mërkurën, gjithashtu u gjet në majën e Corno Grande.

Orteku ‘përpin’ 6 të rinj në Zvicër 

Të paktën dy persona u plagosën dhe katër të tjerë mbetën të bllokuar nën borë pasi një ortek i madh ra mbi ta.

Grupi i sportistëve ishin duke bërë ski në një vendpushim në malet e Zvicrës.

Incidenti ndodhi në qytetin Andermatt, 68 milje pranë Zyrihut, rreth orës 10:50 të paradites me orën lokale, ndërsa dy skiatorë u dërguan në spitalin Kantonal Altdorf për të marrë mjekimin e nevojshëm, pasi morën disa dëmtime.

Video dramatike e publikuar nga mediat zvicerane tregon momentin kur orteku mbulon skiatorët.

Policia njoftoi se pas orës 18:00 me orën lokale nuk kishte më njerëz të bllokuar nën borë, pasi fatmirësisht të gjithë u shpëtuan nga ekipet e emergjencës.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?