Futbollisti i kombëtares Rey Manaj është i interesuar për të blerë klubin e Lushnjes. Report TV mëson se familjarët e futbollistit i cili luan në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë kontaktuar bashkinë si pronare për të mësuar detajet e një blerje të mundshme. Aktualisht nuk ka nje marrëveshje mes palëve, por janë duke u zhvilluar negociata.
Manaj, i lindur në Lushnjë, këtë verë la Turqinë për t’u transferuar në Emiratet e Bashkuara Arabe ku luan me klubin e El Sharjah. Më herët mediat kanë zbulur se te klubi i ri sulmuesi 28-vjeçar përfiton rreth 3 milionë euro në sezon.
Aktualisht klubi i Lushnjes militon në kategorinë e parë, por ka patur një nisje te dobët të sezonit. Madje trajneri Erjon Xhafa është dorëhequr, pasi Lushnja ka 4 pikë pas 4 ndeshjeve. Gjatë javëve të kaluara bashkia ka organizuar 3 ankande për shitjen e klubit, por përveç kontakteve informale nuk ka patur asgjë zyrtare. Tifozët tani janë duke shpresuar që familja e Manajt ta marri në zotërim.
Komente
