Arbitret shqiptare

Tre gjyqtaret shqiptare drejtojnë me sukses ndeshjen ndërkombëtare Itali-Irlandë

24 Shkurt, 15:48| Përditesimi: 24 Shkurt, 15:53

  • Share

Pasi shkruan historinë duke drejtuar për herë të parë një ndeshje të UEFA Women’s Champions League, SL Benfica W – Barcelona W, arbitret shqiptare Emanuela Rusta, Erinda Kume dhe Koleta Prenga të premten regjistruan suksesin e radhës në arenën ndërkombëtare.

Emanuela Rusta si arbitre kryesore dhe Erinda Kume së bashku me Koleta Prengën si asistente gjykuan ndeshjen miqësore të vajzave, Itali-Irlandë. Sfida e luajtur në stadiumin “Viola Park” të Firences përfundoi me rezultatin 0-0 dhe arbitret shqiptare patën një performancë shumë të mirë.

Emanuela Rusta, Erinda Kume, Edjena Kapxhiu, Eglantina Pjetrushaj, Mirjeta Salla dhe Koleta Prenga janë arbitret shqiptare të pajisura me stemën e FIFA-s, ndërsa në qershorin e vitit 2023 Rusta u bë arbitrja e parë femër e promovuar nga Komiteti i Arbitrave në UEFA, duke u ngjitur në kategorinë e parë.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?