Tre arsyet kryesore për përdorur në një makinë elektrike, do kurseni një "mal" me para

12 Mars 2022, 06:43| Përditesimi: 12 Mars 2022, 06:50

  • Share

Sipas hulumtimit nga Vanarma, pronarët e automjeteve elektrike mund të fitojnë 3,108 £ çdo vit në kursime.

"Sigurisht, çmimi që kërkohet për një automjet elektrik, është shpesh më i lartë se një makinë benzine ​​ose nafte, por hulumtimi i Vanarama flet dhe tregon se kursimet e përditshme që mund të keni, anojnë në favor të asaj me energji elektrike."

Ja se si mund të kurseni.

-Zonat me emetim të ulët

Zonat me emetim të ulët (LEZ) u ngarkojnë shoferëve të makinave shumë ndotëse një tarifë në një përpjekje për t'i inkurajuar ata të përdorin mënyra më pak ndotëse për mjedisin gjatë kohës që udhëtojnë në ato zona.

Të dhënat e Vanarma thonë se drejtuesit e automjeteve elektrike mund të kursejnë 175 £ në muaj përmes përjashtimit nga LEZ, që barazohet me 2,100 £ në vit dhe 8,400 £ për çdo pronësi mesatare totale të automjetit, që vlerësohet të jetë rreth katër vjet.

-Nuk paguan karburant

Hulumtimi gjithashtu tregon se mospagimi i karburantit mund të kursejë rreth 72 £ në muaj.

Sipas ekspertëve, kjo arrin në 858 £ në vit dhe 3,432 £ për pronësi mesatare totale të automjeteve.

-Përjashtim nga taksa e makinave

Disa pronarë të automjeteve elektrike janë të përjashtuar nga taksa e makinave, e kjo sjell kursim rreth 13 £ në muaj.

Kjo shkon në 150 £ në vit, dhe 600 £ për pronësi mesatare totale të automjetit nga mospagimi i taksës së makinës, sipas hulumtimit nga Vanarma.
 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?