Tre artistë të skenave ndërkombëtare nderohen me çmime! Olen Cesari premton koncert të madh në sheshin e Durrësit

28 Mars 2023, 16:19| Përditesimi: 28 Mars 2023, 16:25

  • Share

Olen Cesari, violinisti shqiptar që ka interpretuar në tempujt më të mëdhenj të muzikës botërore premtoi se në verën e këtij viti do të organizojë një koncert të madh në sheshin e qyteti të Durrësit. Deklaratën e bëri teksa mori çmimin “Ambasador i qytetit të Durrësit” së bashku me artistët Pandush Gjezin e Gëzim Myshketën.

“Në këtë teatër jam rritur, kam bërë koncertin e parë recital 7 vjec, është një vend që mbart memorie. Zanafilla ime nis nga Durrësi, kudo nëpër botë ku shkoj them se ‘jam çun Durrësi!’, tha ai.

Ai njofton se shumë shpejt do rikthehet me një surprizë të bukur në Durrës.

“Kësaj radhe vij vetëm si i ftuar në aktivitet, por them se shumë shpejt do të jem në Durrës për të interpretuar. Kam e pasur në plan prej dy vitesh për të bërë një koncert në madh në qendër të qytetit dhe besoj do e realizoj në verën e këtij viti”, u shpreh më tej Cesari.

Violinisti i njohur mori pjesë mbrëmjen e së hënës në aktivitetin kulturor “Mikpritja Durrësake”, ku u nderua me titullin "Ambasador i qytetit të Durrësit" bashkë baritonin Gëzim Myshketa dhe muzikantin Pandush Gjezi.

Për shkak të angazhimeve, baritoni i mirënjohur Gëzim Myshketa nuk mori pjesë në ceremoni, ndërsa e ëma tha se titulli është i mirëpritur.

“Jam shumë e kënaqur për nderimin që i bëhet tim biri që është jo vetëm artist por dhe një djalë i dashur për prindërit”, u shpreh ajo.

Tashmë një traditë e përvitshme, festa e pranverës kremtohet në qytetin bregdetar nën emrin “Mikpritja durrsake” dhe me organizimin e shoqatës “Durrësi autokton”, Bashkisë, Qendrës Kultutore “Alkesandër Moisiu”.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?