Tre astronaut kinezë janë kthyer në Tokë pasi kanë përfunduar misionin e tyre prej gjashtë muajsh në stacionin hapësinor të Kinës. Për herë të parë në ekipin e tyre ka qenë një grua.
Misioni i tyre hapësinor u zhvilluar për të kontrolluar fazën përfundimtare të ndërtimit të stacionit hapësinor të quajtur Tiangong. Ata kanë qenë pjese e këtij misioni 6-mujor, që më 5 qershor deri në përfundimin e tij në nëntor. Agjencia hapësinore e ka thënë se ky ishte një mision i suksesshëm për skuadrën hapësinore kineze, duke folur me superlativa për të.
Komandanti Chen Dong dhe kolegët e skuadrës Liu Yang dhe Cai Xuzhe treguan për mediat kineze përjetimet e tyre në këtë mision dhe thanë se janë ndjerë mirë pas uljes në Tokë.
Stafi në vendin e uljes nxori ekuipazhin nga kapsula e daljes, e cila u ul pak pas orës 20:00 me orën lokale, rreth nëntë orë pasi u shkarkua nga stacioni hapësinor.
Për herë të parë, pjesë e këtij ekuipazhi ishte një grua.
Zonja Yang, astronautja e parë femër e Kinës, tha se ajo kishte një kujtim të paharrueshëm në stacionin hapësinor dhe “është e emocionuar për t’u kthyer në atdhe”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.
Ndërsa ishin në hapësirë, tre astronautët mbikëqyrën mbërritjen e moduleve të dytë dhe të tretë për Tiangong dhe kryen tre shëtitje në hapësirë për të kontrolluar dhe testuar objektet e reja. Një ekuipazh i ri prej tre astronautësh kinezë mbërriti në stacionin hapësinor për të bërë dorëzimin e parë të ekuipazhit në orbitë të mërkurën.
Sipas Agjencisë Hapësinore të Kinës, ekuipazhi i ri u ngrit në anijen kozmike Shenzhou-15 nga qendra e nisjes satelitore Jiuquan në shkretëtirën Gobi në Kinën veriperëndimore.
Kina është vetëm vendi i tretë në histori që ka vendosur të dy astronautët në hapësirë dhe që ka ndërtuar një stacion hapësinor, pas Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së.
Stacioni hapësinor Tiangong, ose “Pallati Qiellor”, është stacioni i ri hapësinor i përhershëm i Kinës. Vendi ka nisur më parë dy stacione hapësinore provë të përkohshme, të quajtura Tiangong-1 dhe Tiangong-2