Tre burgime përjetë për autorët e vrasjes së pronarit të 'Exchange' në Fier

20 Korrik 2020, 13:16| Përditesimi: 20 Korrik 2020, 19:31

  • Share

Tre personat që në 2 mars 2018 në lagjen “Apollonia” në Fier, ekzekutuan më armë zjarri pronarin e një pike “Exhange” Gëzim Hoxha si dhe më pas vranë Agur Vrenozin, u dënuan me burgim të përjetshëm. Vendimi për dënimin kapital të Lulëzim Demiraj, Zini Fyraj dhe Dashamir Gergali, është dhënë sot nga gjykata e Fierit.

Ky dënim kapital, bazohet në kërkesën e përfaqësuesit të prokurorisë së Fierit, Andi Pogaçe, i cili gjatë konkluzjoneve përfundimtare kërkoi para gjykatës dënimin e tre të pandehurve me burgim të përjetshëm. Kjo masë dënimi kapitale është kërkuar për 3 personat e mësipërm, pasi gjatë procesit të gjykimit është provuar se ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë grabitur një pikë valutore në Fier. Mirëpo në grabitje e sipër tre të pandehurit qëlluan për vdekje dhe Agur Vrenozin, personin që i erdhi në ndihmë Gëzim Hoxhës, duke arritur të përleshet me njërin nga autorët e këtij krimi të rëndë.

Për shkak të cilësive qytetare që Vrenozi tregoi duke u përballur dhe përleshur me atentatorët, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në vitin 2018 i akordoi medaljen “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”. Ndërsa këshilli bashkiak I Fierit gjatë një vendimit të vitit 2018 shpalli Agur Vrenozin, “Qytetar Nderi” të qytetit të Fierit. Pritet që në ditët në vijim në gjykatën e Fierit të zhvillohet seanca e radhës, ku do jepen pretendimet e mbrojtjes dhe më pas vendimi i gjykatës.

Viktima Agur Vrenozi

VIDEO/Tre autorë para gjykatës në Mars 2018

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Flori: 21/07/2020 10:59

    Nje nga Keta te tre vrau nje person dhe denohet me burgim te perjetshem,,aty nje duhej te denohej,,kurse dritan dajti qe vrau 5 persona po na lirohet nga burgu .ky duhet varur ,,.drejtesia ne shqiperi eshte pertoke...

    Përgjigju
  • Iris: 21/07/2020 01:46

    Rrofte dekorata e arte e shqiponjes se keta trimat mund t'ia hidhnin me 1/3 e denimit dhe pastaj na rrofte drejtesia.Po atyre 4 policeve qe vrau D.Dajti u eshte dhene ndonje decorate pas vdekjes? Ndoshta jo se nuk do ja hidhte me 25 vjet e me mundesi per lirim ,pasi vrau 4 police qe eshte krim kunder shtetit e kushedi sa te tjere pa llogaritur krimet e vogla ordinere.

    Përgjigju
  • CaBone: 20/07/2020 16:26

    Hajd robt ku ti keni tani. Kapni Sapunin me vrap

    Përgjigju
  • Agjenti: 20/07/2020 15:12

    Kjo eshte drejtesi!

    Përgjigju
  • Fieri: 20/07/2020 14:26

    Tja kaloni mir aty ku di veni cuna. Burra nga 120 kile nuk ulet koken te punonit po vrat 2 bij nenash e mbi te gjiha dy baballar , po ju dha perendia nje jet tjeter shpenzoheni me mir se kte jet qe patet e cuat dem.

    Përgjigju
  • Zani: 20/07/2020 13:39

    Hajde ti gezoni pushimet cuna.Kukdes Sapunin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?