Kairat, BodoGlimt dhe Pafos sigurojnë grupin e Champions League

Sport

Tre debutues në grupin e Champions League, mrekullia 'Pafos' eliminon serbët e Crvenas! Ditë historike për Bodo/Glimt e Kairat

27 Gusht, 08:47| Përditesimi: 27 Gusht, 12:04

  • Share

Champions League zhvilloi mbrëmjen e të martës tre ndeshjet e kthimit play-off. Historike data 26 gusht për klube si Kairat Almaty i Kazakistanit, Pafos i Qipros dhe Bodo/Glimt i Norvegjisë, pasi për herë të parë ato siguruan një biletë për në grupin e kompeticionit më më madh për klube. Jashtë Celtic, Crvena zvezda dhe Sturm Graz.

Në Almaty, kazakët e Kairat ia dolën të mposhtnin Celtic pas dy përballjeve pa gola dhe penalltive. Më të saktë vendasit, që iu falën edhe formës së mirë të portierit 21-vjeçar Anarbekov, i cili ndali tre prej rivalëve. Festë e madhe në Almaty.

Kairat Almaty feston suksesin

Në Limassol, qipriotët e Pafos bënë mrekullinë dhe pas barazimit 1-1 (3-2 rezultati i përgjithshëm) eliminuan serbët e Crvena zvezdës. Pafos padyshim mund të quhet një mrekulli, pasi është një klub i themeluar vetëm 11 vite më parë dhe ia ka dalë të ketë në gjirin e vet një emër si David Luiz, yllin brazilian që më herët ka qenë pjesë e Benfica, Chelsea, Arsenal apo edhe PSG.

Pafos FC siguron grupin e Champions League

Mbrëmje historike edhe për Bodo/Glimt. Skuadra norvegjeze një javë më parë kishte fituar 5-0 kundër Sturm Graz dhe në Klagenfurt të Austrisë u mposht 2-1 nga vendasit. Mirëpo kjo nuk e prishi festën te verdhezinjtë që për herë të parë të siguronin grupin e Champions League, duke treguar se shkallët ngjiten me durim dhe përulësi.

Bodo/Glimt feston arritjen historike

Kështu, nga sezoni i ri në Champions League grupit me 36 skuadra i bashkohen edhe Kairat Almaty, Pafos dhe Bodo/Glimt.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?