Taulant Balla u shpreh se sot në Kuvend se deputeti Enver Roshi po kalon një gjendje të vështirë nga koronavirusi. "Enver Roshi është edhe kryetar i komisionit të Shëndetësisë, që është në një gjendje të vështirë në përballjen me sëmundjen, u uroj shërim të shpejtë.
I bëj thirrje cdo qytetari dhe deputeti që të respektojë rregullat dhe masat, është keqardhje që një deputet që ka kaluar shkel rregullat. Përdorimi i maskës gjatë gjithë qëndrimit në sallë është i domosdoshëm.
Ne duhet të jemi shembulli i parë. Edhe pse fillojmë pushimet, masat duhet të respektohen kudo. Kuvendi duhet të jetë shembulli i parë". Të prekur me COVID janë përpos Roshit edhe Ralf Gjoni dhe Eljo Hysko.
Komento