SPAK

Kronikë

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim! SPAK bën bilnacin për krimet zgjedhore, ja çfarë po ndodh me 21 janarin

22 Gusht, 16:28| Përditesimi: 22 Gusht, 16:56

  • Share

TIRANË- SPAK ka në hetim 14 zyrtarë dhe ish-zyrtarë, përfshirë edhe 3 deputetë, 1 ish-deputet dhe 1 ish-ministër, referuar Arben Ahmetajt. Prokuroria e Posaçme ka ndarë të dhënat në 'regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve' për muajin korrik. SPAK i është drejtuar një pyetje edhe për hetimet për krimin shtetëror të 21 janarit, se në cilën fazë janë. Por Prokuroria e Posaçme nuk jep detaje duke thënë se veprimet hetimore që kryhen gjatë fazës së hetimit paraprak përbëjnë sekret hetimor.

Pyetja: Lidhur me dosjen e 21 janarit, cilat janë veprimet konkrete që po kryen Prokuroria e Posaçme?

SPAK: Bazuar në nenet 103 dhe 279 të Kodit të Procedurës Penale veprimet hetimore që kryhen gjatë fazës së hetimit paraprak përbëjnë sekret hetimor. Duke iu referuar këtyre neneve nuk mund të bëjmë me dije veprimet hetimore apo rezultatet e tyre.

Pyetjes, "nga lista e deputetëve që kanë dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, a ka persona nën hetim?", SPAK i përgjigjet kështu: Emrat e përfshirë në listat e dërguara, nuk rezultojnë të jenë regjistruar deri tani si persona në hetim në regjistrin e njoftimit të veprave penale, në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Krimet zgjedhore

Ndalur te bilanci për krimet zgjedhore, SPAK thotë se ka administruar 193 materiale kallëzuese, ku për 43 prej tyre ka nisur hetimi.

Nga 43 procedimet penale të regjistruar për krime zgjedhore:
-22 janë iniciuar mbi bazën e referimeve nga Policia e Shtetit.
-1 është referuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve
-9 janë nisur kryesisht nga SPAK.
-3 kanë ardhur si rezultat i kallëzimeve nga shtetas të ndryshëm.
-3 janë referuar nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.
-4 janë bazuar në kallëzimet e subjekteve politike.
-1 është ndarë nga një procedim tjetër penal

 

Nga 43 procedime penale të regjistruara gjithsej rezulton se :
-39 janë në hetim
-1 procedim penal është dërguar në gjykatë me kërkesë për gjykim. 
-1 procedim penal është pezulluar.
-1 procedim penal është dërguar për kompetencë në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.
-1 procedim penal është bashkuar me një procedim tjetër penal.

 

Nga totali i procedimeve/hetimeve:
- procedime janë regjistruar për veprën penale të nenit 328 (korrupsionit aktiv në zgjedhje).
-4 procedime janë regjistruar për të dy nenet, respektivisht, sipas nenit 328 me nenin 328/b (korrupsioni aktiv/pasiv në zgjedhje).
-1 procedim është regjistruar sipas nenit 328/a (përdorimi i funksionit publik për qëllime politike).
-1 procedim është regjistruar për të dy nenet, respektivisht nenit 328/a (përdorimi i funksionit publik për qëllime politike dhe nenit 248 (shpërdorimi i detyrës).
-1 procedim është regjistruar sipas nenit 329 (kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje).
-1 procedim i ndarë është regjistruar për të dy nenet, respektivisht, sipas nenit 328 me nenin 328/b (korrupsioni aktiv/pasiv në zgjedhje).

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?