Zhdukja e 3 të rinjve, policia: Një ditë para krimit Klemend Pepaj dhe Vilson Çutaj dhunuan fizikisht Danjel Pepajn

6 Tetor 2020, 12:58| Përditesimi: 6 Tetor 2020, 18:40

  • Share

Kur janë mbushur tre ditë nga zhdukja pa asnjë gjurmë e tre të rinjve në Malësinë e Madhe në Shkodër, policia dhe prokuroria nuk ka asnjë të dhënë mbi fatin e Klement Pepaj, Vilson Çutaj dhe personit si ekzekutues Danjel Pepaj. Nga të dhënat që janë mbledhur deri në këtë fazë të hetimit, ka rezultuar e provuar se një ditë para ngjarje, në datën 2 tetor 2020 Klemend Pepaj dhe Vilson Çutaj, kanë dhunuar fizikisht, Danjel Pepaj. Nuk dihet me saktësi se cili ka qënë motivi i këtij sherri, por në rrugë operative, policia ka mbledhur të dhëna në dy pista. Se konflikti ka lidhje për një femër dhe e dhëna tjetër është pikërisht prishja e pazareve të drogës. Në banesat e tre personave që janë zhdukur pa gjurmë është kryer kontroll banese dhe nuk janë gjetur sende të paligjshme si drogë dhe armë. Po kështu, është kontrolluar me imtësi zona ku mendohet se është kryer goditja me armë, (siç kanë treguar dhe banorë të zonës), por deri në këtë fazë të hetimit nuk është arritur të gjenden gëzhoja automatiku.

Akoma më e paqartë është vendndodhja e trupave të pajetë të Klemend Pepaj dhe Vilson Çutaj, nëse ata do jenë ekzekutuar vërtet nga miku i tyre Danjel Pepaj. Gjatë këtyre ditëve, policia ka kontrolluar me imtësi të gjithë zonën, por jo vetëm nuk ka gjetur asnjë shenjë të dy personave të mësipërm, por nuk ka mundur të gjejë në zonë qoftë dhe një parcelë hashashi, nga ku mund të dyshohet bindshëm se ngjarja lidhet ngushtësisht me prishjen e pazareve të drogës. Deri në këtë fazë të hetimit, kjo çështje vijon të mbetet e mistershme. Ndërkohë, në polici janë marrë në pyetje shumë persona, mes tyre dhe familjarët e tre të rinjve të zhdukur, të cilët kanë deklaruar të dhëna kontradiktore, për këtë çështje. Hetimi i kësaj dosje, ka shtuar hipotezat se menjëherë pas ekzekutimit, dy viktimat mund të jenë groposur duke e bërë shumë të vështirë, lokalizimin e vendndodhjes së trupave. Gjithashtu paqartësi ka edhe për sa i përket vendndodhjes së autorit të supozuar të kësaj vrasje Danjel Pepaj. Ky i fundit dyshohet se është larguar në drejtim të Malit të Zi dhe nuk ka asnjë adresë për vendndodhjen e tij.

1602000908_treterinjte.jpg

Klement Pepaj, Vilson Çutaj dhe Danjel Pepaj

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vicidoli: 06/10/2020 14:56

    Kane zbatu kane nin djelm per se mbari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?