Tre ditë pa zi për Enver Hoxhën?!

24 Prill 2023, 20:12| Përditesimi: 24 Prill 2023, 20:17

  • Share

-11 prill 1985. Vdiq Enver Hoxha. -

Punoja gazetar në “ZP”. 

Ora 10.
Gazetarët në zyrë të shefit.
Kryeredaktori, Arshin Xhezo, me shpinë, vështronte  nga dritarja.

U kthye. I përlotur. I ngashëruar  tha:
-Ka vdekur shoku Enver!

Sofo Lazri...Këshilltar i Ramiz Alisë. Solli një nekrologji. Duhej botuar në faqen e parë. Nekrologjia ishte e gjatë. 

Pyetën Sofon. Ai shumë indiferent tha:

-Pa problem. Shkurtoni pesë-gjashtë paragrafe.

12 prill. 

U botua gazeta. Në faqen e parë nekrologjia dhe një portret i shokut Enver.
Në faqen e dytë ishin vendosur tre kronika nga ndërmarrjet  që mbanin emrin e Enver Hoxhes .

12 prill. Mesditë. 

Takova Agim Popën. Kishte qënë për 4-5 vite kryeredaktor i “ZP”-së. Punonte këshilltar i Ramiz Alisë. 

-Nuk po kuptoj se çfarë po ndodh,-më thotë Agimi.-Isha mbrëmë tek shtëpia e shokut Enver. Ishte vetëm shoqja Lenka Çuko dhe familjarët. 

-Lexova gazetën. U befasova. Artikulli që përgatitëm në Komitetin Qëndror ishte sakatosur!

-Po qarkullon një ide. -Tha Agimi.-Shoku Ramiz kërkon të sillet me Enverin, si Nikita Hrushovi me Stalinin. (Hrushovi ishte Sekretar i parë në Bashkimin Sovjetik.)

Hrushovi shkroi raportin sekret për Byronë Politike. U dënua kulti i Stalinit dhe krimet e tij.
Raportin e Hrushovit e “rrëbeu” një agjent i Mosadit-Kundërzbulimi izraelit. E dërgoi në Amerikë.
E botoi së pari gazeta “New York Times”. Pastaj gjithë shtypi në botë.
Por unë nuk besoj, -më tha Agimi, -që Ramizi të imitojë Hrushovin. 

13 prill. Mëngjes.

Gazeta vazhdonte të belbëzonte për vdekjen e Enverit.

Atë ditë kisha lënë takim me Hekuran Isain. Ministër i Brendshëm. Mbulonte edhe ekonominë në Byronë Politike.

Duke pirë kafe e pyeta:
-Do ta bëjmë intervistën?!
-Pse jo? Jeta vazhdon. Shoku Ramiz na porositi: Ta kthejmë dhimbjen në forcë!

14 prill. Ora 18.

U mblodh Byroja Politike. 
Në skenë dolli shoqja Nexhmije.  Me “shpatë” në dorë.
Kritika të ashpra për këtë situatë edhe nga të moshuarit e Byros Politike: Manush Myftiu, Rita Marko, Spiro Koleka, Adil Çarçani.

Pas debateve të ashpra u vendos:
1. Në qëndër të Tiranës, në sheshin “
Skënderbej”, do ngrihej një monument: më i madhi në Ballkan. 

2. Do ndërtohej Piramida. 

3. Shoku Ramiz u zotua të  bënte librin: “Enveri ynë“.

4. U hodh direktiva:
Shoku Enver ka vetëm ditë lindje-16 tetor 1908- 

5. Do shpallen 6 muaj zi.

15 prill.

U dha komanda.Populli nisi të vajtojë. Si robot. Rreshti për pelegrinazh gjarpëronte nga sheshi “Skënderbej” tek selia e Komitetit Qëndror.

Në gazetë vinin çdo ditë poezi. Mbi 6 mijë.

Dritëro Agolli bëri një poemë. U botua në dy faqe të gazetës.

I thanë të bënte një poezi edhe Ismail Kadaresë.
-Nuk gjej frymëzim, -kishte thënë Kadareja?!
-Nuk ka faj,- tha kryeredaktori,-i ka zënë e mira sytë: 300 metra katror shtëpi;më shpesh shkon në Paris, se në Gjirokastër?!

Morali:
Shqipëria nuk e kishte një Nikita Hrushov!

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kasem Gahinji: 24/04/2023 20:41

    Kaq sa shkruan,eshte domethenese..verteton cfare thote Enverit per:-Hrushovian e Shqiperise,-per projektet e agjentura e te huaja,perfshi UDB,per 4 menyrat e asgjesimit fizik te Enverit .I Ka lene te shkruara.Vertetohet Edhe autoresia e "grushtin te shtetit te tipit hrushovian".Agjentet e UDB rreth Enverit.U gjallerua menjehere pergatitja e akuzes "kulti i individit te Enverit":-muzeu,monumenti,emri i Enverit ne rruge porte universitetet,pioneret e Enverit,,aplikim i hapjes se Partise sipas parimit hrushovian "parti e te gjithe popullit".Autori i tyre?Ramiz Alia dhe bashkepuntoret e tij.Vdekja e Enverit?Sic vdiq Stalinit,gruppi i mjekeve,programmare nga Titistet jugosllave.Ka Dale Edhe ne shtypin e kesaj kohe ky varianti.Aq me teper qe,si N.Hrushovi dhe JBTito rezultojne agjente te sherbimit sekrete Englez.I pari ne vitin 1921,i dyti ne vitin 1935. Sa Ka marre pjese autori i shkrimit ne kete histori le ta gjukohet zoti.Fakri qe u lidh me agjentit e UDB Sali Berisha tregon shume

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?