Tre emigrantë nigerianë kanë kaluar 11 ditë në mekanizimin drejtues të anijes çisternë të nisur nga Nigeria drejt Spanjës. Mësohet se ata kanë qëndruar 11 ditë me rradhë në poizicionin në të cilin shihen edhe në foto.
Pas një udhëtimi prej më shumë se 2700 miljesh detare, tre emigrantët të cilët bërë sakrificën e madhe për një jetë më të mirë, janë gjetur fatmirësisht të gjallë. Pas mbërritjes së tyre, janë dërguar në spital ku po trajtohen për dehidrim.
Për autoritetet ende është e paqartë sesi emigrantët kanë arritur të mbijetojnë të ulur në të njëjtin vend për 11 ditë me rradhë, me këmbët vetëm një metër larg ujit, shkruan BBC.
Numri i emigrantëve që kalojnë me varka nga Afrika perëndimore në Ishujt Kanarie në pronësi spanjolle është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Udhëtimet janë të gjata, të rrezikshme dhe vdekjeprurëse. Në vitin 2021, Organizata Ndërkombëtare e OKB-së për Migracionin (IOM) regjistroi 1,532 vdekje të emigrantëve në tentativë për të mbërritur në vendet e zhvilluara.