Odise Roshi (me fanellën bardheblu)

Sport

Tre gola dhe asist, Odise Roshi shkëlqen në Turqi! Skuadra e tij kërkon Superligën

8 Shkurt, 14:02| Përditesimi: 8 Shkurt, 14:05

  • Share

Odise Roshi vijon të jetë në formë të mirë dhe këtë e ka treguar në raundin e 23-të në Ligën e Parë të futbollit në Turqi. Erzurumspor fitoi 0-7 në udhëtim kundër Yeni Malatyspor, me fierakun që ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar një asist.

Gjithçka nisi pas disa sekondave lojë, me Roshin që asistoi për Giorbelidze për golin e parë. Më pas Roshi shënoi golin e parë në minutën e 30-të, për të gjetur dopietën në minutën e 79-të dhe golin e tretë në të 89 minutë.

33-vjeçari e dërgon në gjashtë numrin e golave sezonal, me Erzurumspor që ngjitet në vendin e dytë me 40 pikë, pesë më pak se kryesuesit e Kocaelispor.

Për t'u përmendur se Odise Roshi ka luajtur 70 ndeshje dhe ka gjetur pesë herë rrugën e rrjetës me fanellën e Kombëtares, ndërsa pak muaj më parë njoftoi tërheqjen nga ekipi përfaqësues.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?