Kombëtarja shqiptare e futbollit U-19 ka mbyllur kualifikueset e Europianit të kësaj grupmoshe me tre humbje. Kuqezinjtë e drejtuar nga Julian Ahmataj u mposhtën minimalisht 0-1 nga Irlanda e Veriut, në ndeshjen e fundit të luajtur këtë pasdite në “Elbasan Arena”. Gjithçka është vendosur nga një gol i Graham i shënuar në minutën e 88-të të sfidës.
Kuqezinjtë e Ahmatajt mbyllin kështu ecurinë e tyre në këto kualifikuese me tri humbje, zero pikë në klasifikim dhe vendi i fundit. Asnjë gol i shënuar dhe 8 të pësuar.
Në ndeshjen e parë Kombëtarja U19 u mposht nga Izraeli me rezultatin 6-0, në ndeshjen e dytë 0-1 përballë Danimarkës dhe po i njëjti rezultat e ndoqi dhe në ndeshjen e sotme përballë Irlandës së Veriut.