Kronikë

Tre ish-deputetë të PD-së në Sukth pas tërmetit, akuzojnë qeverinë, banorët: Askush nuk ka ardhur të na shohë

22 Dhjetor 2019, 12:42| Përditesimi: 22 Dhjetor 2019, 12:43

  • Share

DURRES-Tre ish-deputetë të PD-së, Gent Strazimiri, Enkelejd Alibeaj dhe Xhemal Gjunkshi ishin në zonën e Sukthit dhe të Ishmit duke sjellë zërin e disa banorëve që deklarojnë se nuk ka shkuar ende asnjë prej strukturave të shtetit për t'i parë pas tërmetit tragjik. PD-ja akuzon se banorët e fshatit janë më të braktisurit nga shteti.

"Qeveria e Edi Ramës ka dështuar totalisht t’u japë strehë mijëra njerëzve, banesat e të cilëve janë dëmtuar rëndë nga tërmeti. “Askush nuk ka ardhur të na shohë” është përgjigja që jep secili prej tyre, kur pyeten se çfare ndihme u ka dhënë qeveria apo pushteti lokal.

Më e keqja është se shtëpitë e pabanueshme dhe të rrezikshme nuk kanë asnjë vlerësim nga autoritetet. Dëshmitë e banorëve te Sukthit dhe të Ishmit provojnë paaftësinë e qeverisë për të menaxhuar situatën, kur po bëhet një muaj nga tërmeti i 26 nëntorit" thotë PD-ja.

Pas tërmetit të 26 Nëntorit strukturat e shtetit nga pushti qendror dhe lokal vijojnë që të bëjnë vlerësimet e dëmeve të banesave. Banorët e prekur nga tërmeti në qytet janë strehuar në hotele dhe banesa me qira, ndërsa në fshat në çadra.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?