VIDEO/ Tre javë nga vrasja e Martin Bardhit, asnjë autor! Policia ‘blindon’ Rrëshenin, hiqen kamerat e të fortëve

19 Tetor 2023, 17:12| Përditesimi: 19 Tetor 2023, 17:19

  • Share

Vrasja e Martin Bardhit dhe plagosja e 3 personave të tjerë në fund të muajit shtator ka rritur pasigurinë në Rrëshen. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ardhur nga Tirana janë dislokuar 24 orë në qytetin verilindor, me 10 mijë banorë. Siç shihet në pamjet e siguruara nga Report tv, efektivët ushtrojnë kontrolle për persona të dyshuar, që mund të kenë marrë pjesë në atentat.

Gjithashtu patrullat e policisë lëvizin gjatë gjithë kohës në qytetin e Rrëshenit.

Burime nga policia bënë me dije se janë hequr disa kamera sigurie me diametër të lartë dhe fushë veprimi 360 gradë që kontrollonin qendrën e qytetit. Dyshohet se këto kamera ishin vendosur nga grupe kriminale që vëzhgonin lëvizjet e kundërshtarëve.  Gjithashtu në fokus të bluve janë dhe automjetet me xhama të zinj apo të rinj të skeduar për armë e drogë.

Drejtori i policisë së qarkut Lezhë, Alfred Elezi, mesditën e 26 shtatorit kur u vra Martin Bardhi do të deklaronte se shkak janë konfliktet e fisit Bardhi me fise ë tjera, por ende sot nuk ka të dhëna për autorët e krimit. Viktima 7 muaj më parë ishte përfshirë në një konflikt me Saimir Reçin, nipin e Kastriot Reçit, ky i fundit vrarë me snajper ne Janar te 2020-ës.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?