Politikë

Tre kandidatët e PD në Tiranë kërkojnë në KAS rinumërimin e votave të tyre! Ankimim dhe Kalaja në Durrës

30 Maj, 08:17| Përditesimi: 30 Maj, 12:41

  • Share

Tre kandidatët e PD në listën e hapur të Tiranës, Ilir Alimehmeti, Mimoza Hajdarmataj dhe Lisandër Hoxha si dhe Aulon Kalaja në listën e hapur të Durrësit, kanë depozituar kërkesa në KAS dhe KQZ ku kërkojnë rinumërim të votave personale.

Alimehmeti, në shkresën e tij, thekson se gjatë procesit të verifikimit të kamerave, janë konstatuar disa parregullsi, të cilat mund të ndikojnë në ndryshimin e rezultatit e renditjes në listën e hapur. Në një QV, ai thotë se 27 vota preferenciale për të, i kanë kaluar një tjetër kandidati, duke u shënuar në tabelën përmbledhëse 0 vota.

Ai rendit edhe QV-të ku pretendon se rezultati është i ndryshëm nga ato të miratuara, gjë që sipas tij, krijojnë bindjen se numërimi ka pasur problematika në të gjithë qarkun, ndaj edhe kërkon rinumërim ose rivlerësim të të gjithë QV-ve.  Alimehmeti ishte një ndër më të votuarit e kandidatëve të PD të qarkut të Tiranës, por u la pas nga Jorida Tabaku, e cila arriti të merrte 19 046 vota. Alimehmeti siguroi 16 598 vota.

“Duke u bazuar në këqyrjet e deritanishme rezulton se me një parregullsi në masën rreth 5% të votave të numëruara të konstatuara nga ana ime, duke patur parasysh faktit që subjekti unë PD-ASHM ka 164 316 vota, rezultati për kandidatët mund të ndryshojë, në kushtet që diferenca midis meje dhe kandidatit të renditur përpara në listë është tejet e ngushtë ose rreth 1.2% e numrit total të të gjithë votave të subjektit. Vetëm në QZ 1834/00, rezultojnë se 27 vota preferenciale për Ilir Alimehmetin i janë kaluar një tjetër kandidati, duke u shënuar në tabelën përmbledhëse 0 vota”, thuhet në shkresën e Alimehmetit.

Edhe Mimoza Hajdarmataj, në kërkesën e saj, thotë se “rezulton se ka pasur parregullsi në masën mbi 1000 vota në të paktën 6 KZAZ". Hajdarmataj ka arritur që të marrë 4 568 vota.

Teksa liston QV-të, ku sipas saj rezultati është i ndryshëm nga ato të miratuara, thotë se  “Qendrat e votimit të mësipërme, por edhe shumë të tjera, krijojnë bindjen se numërimi ka patur problematika në të gjithë qarkun e Tiranës, duke krijuar shkak për rinumërimin dhe/ose rivlerësimin të të gjitha qendrave të votimit.”

Nga ana tjetër, Lisandër Hoxha pretendon gjithashtu se nga videot e marra jo të plota nga KQZ të procesit të numërimit të votave të zgjedhësve, ka konstatuar se disa vota preferenciale të tijat janë regjistruar në emër të një kandidati tjetër. Ai ka në total 1 902 vota.

“Sipas informacioneve, ky fenomen ka ndodhur edhe në KZAZ të tjera, duke tjetërsuar rezultatin e zgjedhjeve”, thotë ai duke shtuar: “Kërkoj rivlerësimin e votave të kandidatëve për të gjitha KZAZ e qarkut Tiranë”.

Edhe kandidati i PD në listën e hapur të Durrësit, Aulon Kalaja ka kërkuar rinumërim të votave të tij në këtë qark. Ai mori 7291 vota, duke u renditur i dyti, ndërsa i pari ishte Arjan Ndoja me 8249 vota, i vetmi që siguroi mandat nga lista e hapur e PD-ASHM në qarkun e Durrësit. 

 

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë Kerkesa e Ilir Alimehmetit

 

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë Kerkesa e Mimoza Hajdarmataj

 

Kerkesa e Lisander Hoxha

Ora 10:47
Tjetër kandidat i Berishës kërkon rinumërimin e votave, Aulon Kalaja depoziton kërkesë në KQZ për qarkun e Durrësit

1747674549_aulonkalaja.jpg

Edhe kandidati i PD në listën e hapur të Durrësit, Aulon Kalaja ka kërkuar rinumërim të votave preferenciale në këtë qark. Në një letër drejtuar KQZ-së, ai thotë se në të gjithë procesin e numërimit dhe pasqyrimit të rezultatit, ka pasur problematika dhe shkelje që i kanë evidentuar nga pamjet filmike.  

Ai rendit edhe kutitë specifike, ku sipas tij, reflektohen parregullsi në raportimin e saktë të rezultatit.

“Në datën 26.05.2025, kemi marrë dijeni për Vendimin nr. 1327, datë 24.05.2025 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse për Rezultatin në zonën zgjedhore Qarku Durrës, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë, në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025”. Duke mos qenë dakord me këtë vendim, për shkak se vlerësojmë se gjatë procesit të numerimit të rezultatit zgjedhor prej të cilit ka dalë ky vendim kanë ndodhur shkelje të ligjit, të cilat kanë cenuar rëndë procesin zgjedhor, si dhe tërësia e shkeljeve të ligjit, të ndodhura në këtë zonë zgjedhore ka cenuar procesin zgjedhor në një masë të tillë, që ka ndikuar në ndarjen e mandateve, sic do të provohet gjatë hetimit administrativ, po parashtrojmë këtë ankim me faktet, dispozitat ligjore dhe arsyetimin ligjor”, theksohet në kërkesë.

(Kliko ketu per te lexuar ankimin e plote te Aulon Kalaja)

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • tefik: 30/05/2025 13:47

    Keta vjedhin njeri tjetrin.

    Përgjigju
  • nori: 30/05/2025 10:43

    Sa të jetë maloku Sali non grata në gropë do të jeni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?