Tre klube të Seria A duan Skukën, trajneri Luga: Mund të arrihet marrëveshje, ka cilësi! Lushkja, goditje e madhe për Tiranën, s'e mendoja se do kthehej në Shqipëri

13 Janar 2023, 09:40| Përditesimi: 13 Janar 2023, 15:34

  • Share

Lëvizje të bujshme në merkato mund të konsiderohet Regi Lushkja te Tirana. Mesfushori e përfundoi aventurën e tij në Moldavi për t’iu bashkuar bardhebluve të Tiranës. Këtë lëvizje, trajneri i futbollit në Kinë Ergys Luga e konsideroi si goditje të madhe për Tiranën. 

Në një intervistë për “Shtypi i ditës dhe ju” me gazetarin Andi Kapxhiu, u shpreh se nuk e mendonte rikthimin e Lushkjas në Shqipëri.  

“Merkato dimërore nuk është shumë e vakët por ky ishte një sezon ndryshe se kishim kampionatin botëror në një kohë të pazakontë. Merkato dimërore shihet gjithmonë me përforcime. Sa i përket merkatos në Shqipëri, besoj se ardhja e Regi Lushkës është goditje e madhe për Tiranën. Mendoja se Lushkja do e kishte të ardhmen në një kampionat tjetër, s’e mendoja kthimin në Shqipëri”, tha Luga.

Sa i përket Xhuliano Skukës që kërkohej nga klubet e serisë A, Luga thotë se Partizani kërkon më shumë se sa i është ofruar dhe nëse e lëshojnë do e kenë të vështirë të gjejnë një sulmues që e zëvendëson.

“Skuka ka dalë nga kategoria e parë. Për 1 vit e gjysmë ka arritur të shkojë në ekipin kombëtar. Ishte talent që në ekipin e Korabit. Talenti ishte i padiskutueshëm. Nuk duhet të nxitohemi. Lojtari ka entuziazëm por është çështje mes politikave. Kam dëgjuar që skuadra e Partizanit kërkon më shumë se sa i është ofruar por ka dhe serie B që është e interesuar për lojtarin. Sa mund të përshtatet në kampionatin Italian, mbetet për tu parë. Unë e shoh se mund të arrihet akord se ka cilësi, e njeh mirë golin”, tha Luga.

Sot nisin ndeshjet e kategorisë superiore dhe skuadrat që do të hyjnë në fushë janë Bylisi me Kukësin, Tirana me Lacin dhe Partizani me Vllazninë. Trajneri Luga beson që fitore do të jenë Tirana dhe Partizani që do të luftojnë deri në fund për titullin kampion.

“Partizani vjen si një anë pozitive pasi ishte triumfator Derby dhe motivimi që mund të ketë ka zhvilluar një fazë deri diku të kënaqshme me disa ekipe thuajse të një niveli të kampionatit tonë. Kemi një Vllazni që kërkon medoemos të fitojë ndeshjet se është në vendin e katërt. E shoh larg titullit kampion se besoj që Tirana dhe Partizani do të luftojnë për këtë”, tha Ergys Luga.

Një koment e kishte edhe për zyrtarizimin e trajnerit të ri të kombëtares shqiptare, Sylvinho duke thënë se ka pasion dhe do të mësojë të luajnë futboll ndryshe nga ai që kemi parë me italianët.

“Ka grind, ka pasion për të vazhduar përpara. Jam i bindur që ka ardhur në Shqipëri edhe për të mësuar kulturën shqiptare. Edhe unë kur kam ardhur në Kinë jam mësuar me kulturën. Është trajner që luan futboll ndryshe nga ai që kemi parë me italianët dhe do japë maksimumin për t’u përshtatur me nivelin e lojtarëve por se dimë a do përshtatet më shpejt ai me neve apo jo”, tha Luga.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?