Foto Ilustruese

Lifestyle

Tre llojet e njerëzve që kanë lindur për t’u bërë milionerë

8 Shtator 2018, 18:55| Përditesimi: 8 Shtator 2018, 18:58

  • Share

Ju ndërkohë mund të jeni duke ëndërruar tufa të shumta me para, ndërsa ata i kanë hedhur hapat e parë drejt jetës së tyre si milionerë të vërtetë. Sipas një studimi të bërë nga Thomas C. Corley i cili intervistoi 233 individë të pasur gjatë katër viteve, arriti në përfundimin se janë vetëm tre tipe njerëzish të cilët dëshirojnë të bëhen të pasur dhe e arrijnë atë gjë.

Kursimtarët

Vetëm më pak se 22% e njerëzve të pasur në studim hynë në këtë kategori, shkruan BusinessMag. Të gjithë kursimtarët kishin zero borxhe dhe të ardhura pasive të krijuara nga kursimet e tyre të investuara ishin të mjaftueshme për të përmbushur ose tejkaluar standardin e tyre të jetesës.

Virtuozët

Përafërsisht 27% e njerëzve të pasur në studim ishin virtuozë. Këta njerëz të pasur ishin virtuozë në karrierën, industrinë ose profesionin e tyre. Ata ishin ndër më të mirat në atë që bënin.

 Ëndërrimtarët

Ëndërrimtarët ishin deri tani grupi më i pasur në studim. Përafërsisht 51% e tyre ishin individë që ndoqën një ëndërr të madhe dhe ishin në gjendje ta kthenin atë ëndërr në realitet.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?