Foto ilustruese

Tre lojtarë në Kategorinë e Parë dyshohen me COVID-19, klubi i izolon! U infektuan nga ish- futbollisti që kishte babanë e shtruar në QSUT

20 Qershor 2020, 20:11| Përditesimi: 20 Qershor 2020, 20:16

  • Share

LEZHË- 3 lojtarë të ekipit të Shënkollit, i cili militon në kategorinë e parë, dyshohet se janë infektuar me COVID-19. Burime për Report Tv bëjnë me dije për gazetarin, Elvis Hila ato kanë paraqitur temperaturë të lartë dhe janë izoluar në pritje për të bërë tamponin.

Të njëjtat burime për me dije se treshja e lojtarëve kanë takuar një ish- futbollist të konfirmuar me COVID-19 tre ditë më parë. Ky i fundit ka qenë në QSUT, pasi ka babanë të shtruar, ku dhe mendohet se është infektuar.

Ndeshja e fundit që ka zhvilluar ekipi i Shënkollit ka qenë 1 javë më parë në Orikum.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?