Rusia 2018

‘Tre luanët’ dhe ‘djajtë e kuq’ duel për vendin e parë, Panama-Tunizi ‘luftë’ për pikë

28 Qershor 2018, 12:17| Përditesimi: 28 Qershor 2018, 12:21

  • Share

Me kualifikimin tashmë në xhep Anglia dhe Belgjika do të përballen sonte në mbrëmje në orën 20:00 në Kaliningrad për të përcaktuar kush do jetë e para në grup.

Nuk bëhet fjalë për një situatë të thjeshtë duke pasur parasysh se “tre luanët” dhe “djajtë e kuq” janë në një barazi totale dhe nëse kjo barazi vijon edhe pas ndeshjes atëherë do të duhet hedhje monedhe për të përcaktuar kokën e grupit.

Trajneri Gareth Southgate mendon që tani për ndeshjen e fazës tjetër dhe do lërë pushim disa lojtarë pavarësisht se thotë që ndaj Belgjikës djemtë e tij do zbresin në fushë për të fituar. Nga ana tjetër edhe Belgjika që ka shfaqur një formë të mirë në dy ndeshjet e para është e prirur të bëjë një rrotacion masiv.

Ata që mund të përfundojnë në stol për të marrë edhe pushim janë De Bruyne, Vertonghen dhe Meunier ndërsa Lukaku nuk do jetë pasi nuk ka rikuperuar nga dëmtimi në kavilje. Në këtë mënyrë në formacion pritet të ketë vend për Tielemans, Thorgan Hazard dhe Batshuayi.

Po në mbrëmje në orën 20:00 në Mordovia Arena luhet edhe ndeshja tjetër e grupit H mes Panamasë dhe Tunizisë. Një duel ku secila skuadër do kërkojë ta mbyll sa më mirë Kupën e Botës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?