Kronikë

Tre makina përplasen në aksin Bulqizë-Fushë Bulqizë (VIDEO)

24 Gusht, 11:35| Përditesimi: 24 Gusht, 12:27

  • Share

Një aksident ka ndodhur në aksin Bulqizë-Fushë Bulqizë rreth orës 09:10. Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, por fatmirësisht pati vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 09:10, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, janë aksidentuar me njëri tjetrin tre automjete, me drejtues shtetasit J.M., H.Z., dhe Q.M. Si pasojë e përplasjes së automjeteve, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njoftoi policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni kritikat e Ramës ndaj vendimeve të gjyqtarëve?