“Tre Muskutjerët” është ekspozita me 50 vepra arti në piktura dhe skulpturë e sjellë nga tre artistë beratas në Galerinë e Artit “Eduart Lear’ të qytetit.
Miq prej vegjëlisë, Kastriot Dervishi, skulptori Nezir Ago dhe piktori Agron Polovina u bashkuan në një projekt të përbashkët duke sjellë mjeshtërisht Beratin e bukurive të një mbi një dritareve dhe figurën e gruas në një dimension të veçantë artistik.
“Ne jemi rritur bashkë. Kemi 45 vjet bashkë me Agronin dhe Nezirin që në Lice. Unë jetoj Kanada prej 11 vitesh kemi 45 vite që bashkëpunojmë. Atje ekspozoj pse jo tregoj me krenari për qytetin tim, nëpërmjet pikturave të mija. Kam 28 punime që prej viti 2020-2022 , të gjitha pikturat janë në vaj dhe pothuajse është figura e femrës në qendër të tyre”, wshtw shprehur Kastriot Dervishi, piktor"
"Kisha 10 vite që skam ardhur në Berat dhe sapo dëgjova që ka një ekspozitë erdha këtu", thotë një qytetare artdashëse, e ardhur nga Gjermania
Për skulptorin Nezir Ago, qendër e frymëzimit në krijimtarinë e tij artistike është vetë historia e Beratit dhe vazhdimësia e tij në shekuj.
“Kryesisht, 11 vepra kam sjellë por në thelbin e të gjithë veprave të mija që kam ekspozuar, bazë referimi është qyteti i Beratit Kam fatin e madh që jetoj në këtë qytet, pasi ky qytet më ka dhënë të gjithë ndjesinë time artistike pasi asnjëherë nuk mund të krijoj një ide pa u ndalur tek qyteti”, tha ai.
Plot ngjyra dhe mjaft të ndiera piktori Agron Polovina sjell në telajo nga një copëz të peizazheve nga Alpet tona, Kosova, Berati, e deri tek bregdetit i Vlorës dhe Liqenit i Pogradecit. Ekspozita “tre Muskëtjerët” do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 20 gusht, në Galerinë e Artit Eduart Lear në Berat.