Eldorjan Hamiti

Tre ndeshje këtë edicion, arbitri i Superligës gjykon në Conference League

5 Gusht 2023, 16:53| Përditesimi: 5 Gusht 2023, 16:54

  • Share

Eldorjan Hamiti, arbitri i Superligës shqiptare do gjykojë ndeshjen e tretë këtë edicion në kualifikueset e Conference League. Së bashku me një trupë nga elita e gjykimit shqiptar, UEFA i ka besuar ndeshjen mes Hamrun dhe Ferencvaros në Maltë.

Pas Qarabag - Linkoln Red Imps në Champions League dhe Sepsi - CSKA Sofie në Conference Laague, Hamiti është caktuar të drejtojë ndeshjen në Maltë mes Hamrun vendas dhe Ferencvaros, në Conference League.

Ndihmësa të tij do jenë Rejdi Avdo dhe Rejdi Zaimi, ndërsa arbitër i katërt do jetë Andi Koçi. Kujtojmë se dy ditë më parë në CL ishte kryesor edhe Juxhin Xhaja me një tjetër trupë shqiptare.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?