Institucioni i Ujësjellësit dhe Kanalizimeve në Shkodër ka reaguar lidhur me helmimin e tre personave nga uji i pijshëm. Në reagimin e bërë thuhet se prokuroria dhe AKU po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Në njoftim UKSH siguron qytetarët për cilësinë e ujit.
“Ujësjellës Kanalizime Shkodër, në kuadër të transparencës dhe komunikimit me klientët e vet, sqaron opinionin publik lidhur me një lajm që është është shpërndarë minutat e fundit: Personat nënë e bir dhe një kamarier, janë intoksikuar pasi kanë konsumuar ujë të ambalazhuar nga një kompani. Kjo konfirmohet edhe nga Prokuroria dhe AKU që bashkarisht po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. UK Shkodër siguron klientët për cilësinë e ujit, monitoruar periodikisht nga specialistë të Drejtorisë së Shendetit Publik Shkodër”- thuhet në njoftim.
Lajmi kryesor:
Tre të helmuar nga uji i ambalazhuar në një lokal në Shkodër, nënë e bir drejt Tiranës! Report Tv siguron përgjigjet e analizave, shishja nga ku u konsumua e sekuestruar
M.Q./ReportTv.al