Fernando Alonso

Tre podiume në kaq gara, Fernando Alonso: Diferencat janë minimale, tani nis sezoni

10 Prill 2023, 15:43
  • Share

Piloti spanjoll i Aston Martin, Fernando Alonso duket se ka rilindur këtë sezon në Formula 1. Numri 14 ka zënë tre podiume në po kaq gara, duke rritur shpresat e skuderisë së tij për vijimin e sezonit. Me 15 pikë, Alonso mban vendin e tretë për momentin, teksa para tij janë Verstappen dhe Hamilton.

Në një bisedë të fundit për mediet, Alonso ka treguar se Mercedsi u rrit shumë në Jeddah, teksa të tijtë janë në rregull me këto pikë.

"E ka fajin Perez, që në Melburn nuk ishin… tre Red Bull në pod! Shakatë mënjanë, Mercedesi ishte rritur mjaft që në Jedah. Për ne është gjithçka në këtë moment”, është shprehur Fernando Alonso fillimisht.

Alonso tregon se nuk i parashikonin tre podiume gjithë sezonin dhe jo më në tre garat e para.

"Nuk e prisnim të ngjiteshim në pod tri herë gjithë sezonin, jo më në tri garat e para. Gjithçka që vjen më pas nga ky moment është një bonus. Kapja e vendit të 3-të dhe 4-t në Melburn është goxha mirë. Duhet të shfrytëzojmë momentin dhe të rritemi më shumë gjatë pauzës, duhet të përballemi me Red Bull-in, Mercedesin dhe Ferrarin, që janë mësuar të zhvillohen shumë shpejt gjatë sezonit. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm për të pasur një qasje përulësie, pastaj të shohim", vijoi spanjolli kampion bote.

Alonso flet për tre garat e para të sezonit larg Europës dhe vështirësitë në to.

"Në tri garat e para larg Europës ishte e vështirë të bëheshin ndërhyrje për modifikimin e ekuilibrave. Tani e në vazhdim raporti i forcave mund të ndryshojë pak, edhe nga njëra garë në tjetrën, sipas sasisë dhe efikasitetit të ndërhyrjeve që skuadra të caktuara duan të bëjnë”, përfundoi Alonso.

Pas garës së Australisë, Formula 1 do vijojë me Çmimin e Madh të Buku-së në Azerbajxhan, të diel në 30 prill.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?